Studiuesi Bytyçi në SYRI.net: Me ndarjen e Kosovës, Thaçi jep dhe Trepçën
Studiuesi Enver Bytyçi ishte i ftuari i sotëm në studion e lajmeve në SYRI.net.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Bytyçi është shprehur se ky është një projekt i Serbisë që i është propozuar Hashim Thaçit nga Aleksandër Vuçiç.
‘Ky është një projekt serb, që i është propozuar Hashim Thaçit nga ana e Aleksandër Vuçiç. Këtë projekt e ka denoncuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai është shprehur se me këtë projekt që e mbron Thaçi, Serbisë i jepet edhe Trepça.
Pas këtyre deklaratave vetë Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rishikojë pozicionin e Haradinajt, pasi sipas tij ka nxjerrë sekretin shtetëror’, tha Enver Bytyçi në studion e SYRI.net.