FOTO/ E përzënë nga shtëpia,vajza e Jackie Chan tani martohet me të dashurën

Etta Ng ka publikuar së fundmi, një vido ku ka treguar se arsyeja se përse prinderit e kanë braktisur është se ato nuk e pranojnë orientimin e saj seksual.

Ajo ka rrëfyer se as familja dhe as shoqëria nuk  e përkrah prandaj ajo jeton poshtë një ure me frikën se prindërit do e ndajnë nga e dashura Andi Autum.

Ndërkohë që më pas tregon se ka frikë ti drejtohet vëndeve të strehimit pasi do e ndajnë nga e dashura kanadeze.

Megjithatë edhe pse ajo është vajza biologjike e aktorit Jackie Chan,19-vjeçar ka rrëfyer se asnjëhere nuk ka jetuar me babanë e saj duke qënë se ka ka lindur nga një marrëdhenie jashtëmartesore, që ka pasur me nënën e saj,ish missin e njohur nga Hong Kongu, Elanie Ng.

Ndërsa së fundmi Etta Ng Chok Lam, 19 vjeç, postoi disa foto në rrejtin social Instagram, ku shfaqej së bashku me 31 vjeçaren Autumn, të dyja të veshura me të bardha duke mbajtur çertifikatën e martesës në dorë. 

“Të bashkuara nga dashuria dhe ligji në ditën tonë të dasmës”-shkruan Etta për ceremoninë që u mbajt në qytetin e Torontos.