Duka: Vendosa të ‘inaguroj’ me Erion Braçen nismën e Ramës kundër shpifjeve

Konflikti në distancë mes kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe deputetit socialist Erjon Braçe ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës.

I ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit zbuloi padinë për shpifje ndaj Erion Braçes.

“Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erion Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të kenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj”, deklaroi kreu i FSHF-së.