Vardy kujton presidentin e ndjerë: Na mungoni

Të gjithë zemrat e ndjekësve të futbollit janë me klubin e Leicesterit pas humbjes tragjike të jetës së pronarit të tyre Vichai Srivaddhanaprabha nga një përplasje me helikopter.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, pasi Leicester kishte barazuar me West Ham 1-1.

Vichai ishte në bord edhe me katër persona të tjerë të cilët kanë mbetur të vdekur në vend nga përplasja.

Një nga lojtarët që Vichai kishte në ekip në kohën kur Leicester doli kampion i Anglisë, është edhe Jamie Vardy.

Lojtari ka shprehur ngushëllimet e tij edhe keqardhjen për këtë humbje të madhe.

“Duke u përpjekur të gjej fjalët e duhura… për mua ju jeni një legjendë, njeri i pabesueshëm, i cili kishte zemrën më të madhe, shpirtin e klubit të futbollit të Leicester. Faleminderit për gjithçka keni bërë për mua, familjen time edhe për klubin, do të na mungoni me të vërtetë”, tha sulmuesi anglez.