Goditje e madhe për të ndryshuar situatën, Bajerni po transferon sulmuesin e madh

Bayern Munich dëshiron të bëjë çmendurinë vetëm të transferojë sulmuesin e Tottenham, Son Heung-min.

26-vjeçari nga Koreja e jugut është njeriu i duhur për përforcimin e repartit të avancuar në të cilën po “çalon” skuadra bavareze, shkruan Calciomercato”, raporton SYRI.net.

Këtë sezon sulmi i Bajernit ka realizuar vetëm 23 gola, ndërsa ardhja e Son Heung-min pritet të japë më shumë garanci për repartin ofensiv.

Mesfushori i avancuar, ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2023 dhe zor se këta të fundit do të heqin dorë prej tij. Son u transferua në vitin 2015 në Premier League nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro.

Syri.net / Oldi Mele