Hazard i ‘shkel syrin’ Realit: Largohem nga Chelsea vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Eden Hazard ka lëshuar sinjalin e parë ndaj Real Madridit.

“Ylli” belg ka njoftuar se nëse kontrata e tij nuk rinovohet në fund të sezonit mund të largohet nga klubi i Chelseas, shkruan SYRI.net.

“Tani për tani, jam duke qëndruar në Chelsea. Kam edhe një vit kohë në kontratën time në qershor. Nëse nuk e rinovoj kontratën, atëherë është e mundur të largohem”, ka thënë Hazard për Canal+.

“Nuk mund ta shoh veten duke u largua nga Chelsea gjatë merkatos së janarit. Nuk do t’ia bëja kurrë një gjë të tillë klubit, e as tifozëve”, vijoi ai.

“Ndërsa nëse nuk rinovoj është e mundur që verën e ardhshme të largohem”, përfundoi ai.

Kontrata e Hazardit me Chelsean është e vlefshme deri në vitin 2020, por kohët e fundit ka një interesim të madh të realit që kërkon të marrë shërbimet e lojtarit belg.