Djali i Schumacherit flet për babain e tij: Nuk ka asnjë problem që...

“Bëmë baba të të ngjaj”.

Mick Schumacher është duke ndjekur hapat e babait të tij, Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula Uno.

Madje ka nga ata që e shohin Schumacher Junior si pasuesin e legjendës së këtij sporti te skuadra e Ferrarit.

Pasi është shpallur kampioni më i ri i Evropës në kampionatin e formula 3, 19-vjeçari gjatë në një intervistë për televizionin gjerman RTL ka folur për krahasimet që i bëjnë me legjendën e Formula Uno-s

“Nuk ka asnjë problem me krahasimet që më bëjnë me babain tim. Ai është më i miri dhe për këtë arsye është edhe modeli im. Edhe kampionë të tjerë të botës krahasohen me babain tim”tha Schumacher Jr.

Vitin e ardhshëm, Mick Schumacher pritet të marrë pjesë në kampionatin e Formula 2 me skuadrën e Prema.