Shifra katastrofë, Bajerni bën startin më të dobët gjatë sezoneve të fundit

Bajerni i Mynihut ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh ndërsa shkarimi i Niko Kovaç është vetëm çështje ditësh.

Qe nga fillimi i sezonit në Bundesligë, bavarezët kanë fituar vetëm 6 nga 12 ndeshje të zhvilluara, duke zhvilluar në këtë mënyrë një ndër startet më të dobëta gjatë viteve të fundit, shkruan SYRI.net.

Ata bavarezët nuk kanë fituar ende në tri ndeshje radhazi, duke barazuar me Freimburg, kanë humbur nga Dortmundi dhe kanë barazuar me Dusseldorf.

Shifra akoma edhe më katastrofë janë edhe ato për sa i përket golave të shënuar dhe të pësuar.

Bavarezët kanë realizuar vetëm 23 gola por më katastrofë është fakti i “shthurjes” së mbrojtjes e cila ka pësuar 17 gola.

Pas 12 javësh, kampionët në fuqi janë në vendin e pestë me 21 pikë të grumbulluara, 9 më pak se Dortmundi.