Publikohet VIDEO e Kejsit në shtrat me Stresin

Stresi dhe Kejsi aktualisht janë emrat më të komentuar në mediat rozë dhe publikun e gjerë.

Stresi është njëri ndër reperët më të pëlqyer dhe me projektet e tij muzikore ka arritur të bëjë për vete shumë fansa ndër vite.

Duke qenë fytyrë publike edhe jeta e tij private vazhdon të jetë në interes të publikut.

Lidhja e tij me Kejsit që nga fillimet e para është komentuar shumë, mirëpo tani, kur ai e ka dëshmuar se është me të vërtetë një djal problematik, dashuria e saj ndaj tij ka befasuar të gjithë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi në media po qarkullon një video e tyre në shtrat.

Stresi është arrestuar më 17 tetor nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge.

Bazuar në vendimin e Gjykatës ai do të duhej që të qëndronte në burg, por Stresi po ngjall çdo ditë e më shumë dyshime për lirim ose arratisje.

Kjo pasi Instagrami i tij është tejet aktiv dhe ka ditë që poston imazhe të ndryshme.