Gjiko dhe Elita publikojnë dokumentarin e dasmës, shikojeni në këtë VIDEO...!

Një dokumentar për çiftin dhe për historitë e tyre që nga fillimi nuk është i panjohur mes personazheve të famshëm.

Gjiko dhe Elita gjatë këtij viti e kanë gjetur veten mes dhjetëra titujsh rozë. Në çdo foto, në çdo dalje publike, para dhe pas dasme, Elita është ndjekur nga sytë kureshtarë për të zbuluar lajmin që e kishte mbajtur qëllimisht të fshehtë derisa reperi i njohur publikoi “Distanca”.

Por nuk mbaroi me aq. Siç kishin premtuar, ata, para disa orësh kanë publikuar edhe dokumentarin e dasmës së tyre.

Me disa foto unike, momente nga fëmijëria, deklarata nga prindërit e të dyve e me çdo detaj që i solli deri te dasma, Elita dhe Gjiko duken se e kanë përmbushur dhuratën e plotë për miqtë dhe fansat e tyre. Çfarë mungon tani, është vetëm i vogli që pritet të vijë në jetë së shpejti.