VIDEO/ Uzuni shënon këtë gol me parabolë në Kroaci

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

23-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Osijek.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, falë autogolit të Krstanovic.

Ndërkohë në minutën e 45-të ishte Uzuni që me një parabol mjaft të bukur kaloi portierin kundërshtar, duke i dërguar skuadrat në dhomat në baraspeshë totale.

Goli i tretë në kampionatin kroat për futbollistin e Kombëtares shqiptare, i cili po shndërrohet në lider te skuadra bardheblu që aktualisht mban vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit.