Vodhi paratë ne një makinë, arrestohet 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policië për vjedhje. Policia raporton se shtetasi Elvis K banues në lagjen nr.2 të Librzhdit, është arrestuar si i dyshuari i vjedhjes së një sasi lekësh në automjetin e një 53-vjeçari.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Specilalistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elvis K, 18 vjeç, banues në lagjen nr.2, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi  tek  ish -komunalja në qytetin e Librazhdit, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në mjetin  në pronësi të shtetasit Xh.M., 53 vjeç,  banues në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”.