Barça ‘ngec’ sërish, Messi bëri performancën më të dobët këtë sezon

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim ndaj Atletico Madrid.

Ata ishin përballë humbjes së dytë radhazi derisa në minutën e 90’ në skenë u shfaq Ousmane Dembele i cili barazoi rezultatin në 1:1.

Performanca e Lionel Messit ndaj Atleticos nuk ishte nga ato që ne jemi mësuar të shohim gjithmonë.

Këtë performancë, “Marca” e ka konsideruar si më të keqën të argjentinasit këtë edicion.

“Ndeshja më e keqe e Messit këtë sezon, përkundër se u mundua të marrë përgjegjësinë, nuk ia arriti” shkruan “Marca”..

10-shi i Barcelonës ishte vendimtar me pasimin e tij maestral drejt Dembeles i cili realizoi, mirëpo gjatë ndeshjes humbi disa herë topin dhe nuk ishte i aftë të thyente mbrojtjen e hekurt të madrilenëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga momentet  e Messi në ndeshjen e mbrëmshme që ndoshta mund të na bindin për shkrimet e shtypit spanjoll.