Parashikimi i motit, çfarë pritet për diten e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë por me tendencë të zbritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK