Juventusi merr fitoren e 12-të të sezonit, shkëlqen Ronaldo

Juventusi nuk ndalet pasi sërish ka fituar këtë herë ndaj SPAL-it.

Të besuarit e Allegrit fituan me rezultatin 2-0, ndërsa vlen të theksojmë që golin e parë të takimit e shënoi Cristiano Ronaldo, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 60’ sulmuesi kroat Mario Mandzukic e dyfishoi avantazhin e vendasve, duke e vulosur fitoren e 12 të “Zonjës së Vjetër” këtë sezon.

Juventusi është dukshëm skuadra më e mirë në kampionatin italian, pasi prej 13 javësh nuk njeh humbje duke qëndruar në krye të tabelës me 37 pikë të grumbulluara.