VIDEO/ Protesta e Unazës së re, Gjiknuri: Deputetët e PD si kërma

Në një përballje televizive ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri  nuk është ndalë në sulmin e tij, duke folur për çështjen e banorëve të Unazës së re.

Duke folur në emisionin ‘Real Story’ të dy ditëve më parë, Gjiknuri i është drejtuar deputetëve të PD-së me epitetin ‘kërma’.

‘Gjejnë një protestë dhe sulen si kërma’, thotë Gjiknuri për deputetët e PD-së dhe opozitës që i janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së re.

Është pikërisht ministria e drejtuar nga Gjiknuri që po kërkon shkatërrimin e banesave për llogari të oligarkëve.

Pikërisht kjo ministri po bën vjedhjen skandaloze ku ka dhënë 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë.