VIDEO/ Meta vizitë historike në Rozhajë, pritet nga dhjetëra shqiptarë të Malit të Zi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një vizitë në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi.

Kjo është hera e parë që Presidenti i Shqipërisë viziton komunën e Rozhajës në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë

Pritje e ngrohtë nga dhjetëra banorë shqiptarë të Rrozhajës e zonave përreth që kishin dalë për të përshëndetur Presidentin Meta.

Presidenti Meta pritet nga Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç ministra dhe deputetë.

Presidenti Meta u uron shqiptarëve të Rozhajës dhe Malit të Zi gëzuar Festën e Flamurit Kombëtar.

Presidenti Meta merr pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore ‘Ora e Maleve’.