FOTO/ Adelina e injoroj,Olti Currit tallet sërish keq me këngëtaren

I gjithe sherri mes këngëtares Adelina Tahiri dhe blogerit Olti Curri,ka nisur nga një foto e  këngëtares me bashkëshortin e saj.

Për shkak të përdorimit të filtrave të Instagramit, Serjozan dukej sikur kishte bërë make up.  

 Dhe blogeri i njohur Olti Curri që njihet për ngacmimet ndaj vipave ka bërë një koment në foto në të cilën ka shkruar :’Kush është bashkëshorti këtu’.

Nisur nga kjo e kontaktuar nga ‘Prive’ për të marrë mendimin e saj në lidhje me komentin e Olti Currit, Adelina është shprehur:

’Kush është ky? Ndonjë fans? Apo ndonjë që do të bëjë emër në krahë të tjerëve?Se njoh kam fansa shumë.Shumë dashuri për të'. 

Sigurishtë që Olti nuk mund të rrinte pa u përgjigjur këngëtares dhe në një insta story të lajmit të Adelinës ka thënë se:

“Po Adelina jam fans i Azizit, por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij.”