Bixhoz me dashurinë/ Gori gjen Zvetlanën e vërtet, ja ç’do ndodhë nesër

Om, Gori, halla dhe Xhanvi mblidhen për të parë videon e Zvetlanës. Ata habiten kur shohin se Zvetlana e dinte planin e tyre. Në video Zvetlana thotë se e dinte që ata po e mashtronin për të vjedhur provat dhe se i vuri në lojë duke u shtirur sikur po ecte në gjumë.

Om ja vë fajin Gorit pasi ky ishte plani i saj. Gori ofrohet të japë një tjetër ide por Om refuzon. Halla qorton Omin pasi ai gjithmonë i bërtet Gorit. Gori u tregon se Zvetlana e ka fshehur Zvetlanën e vërtet në një frigorifer që ndodhet në shtëpi.

Ajo bën një plan që të fiken dritat dhe Zvetlana të kërkojë Zvetlanën e vërtet pasi frigoriferi punon vetëm me energji. Om e pëlqen planin e Gorit. Dritat fiken. Zvetlana thërret shërbëtorin. Ai e informon se dritat janë shkëputur në të gjithë shtëpinë.

Zvetlana shqetësohet pasi Zvetlana e vërtet do zgjohet. Gori ruan Zvetlanën. Zvetlana e sheh dhe shqetësohet pasi Gori po qëndron pranë frigoriferit. Zvetlana e vërtet del nga frigoriferi dhe shkon drejt Gorit.

Zvetlana shqetësohet dhe hedh një vazo që të tërheq vëmendjen e Gorit. Gori shkon të shohë dhe e kupton se këtë e ka bërë Zvetlana. Zvetlana kërkon për Zvetlanën e vërtet. Gori përballet me Zvetlanën e vërtet dhe habitet nga ecja e saj.

Ajo e kupton se përpara syve ka Zvetlanën e vërtet. Gori mundohet të lëvizë nga vendi Zvetlanën e vërtet por ajo është e ngrirë. Gori sheh Zvetlanën duke ardhur dhe shqetësohet. Ajo arrin të largohet me Zvetlanën e vërtet duke e hipur atë në një karrocë me rrota.

Gori hedh një karamele dhe thyen një vazo duke e shpërqëndruar Zvetlanën. Ajo informon Omin se po çon Zvetlanën e vërtet në dhomën e tij. Om, Xhanvi dhe halla mblidhen atje dhe habiten kur shohin Zvetlanën e vërtet. Ata mundohen ta sjellin në vete Zvetlanën e vërtet. Ajo zgjohet./revistawho