FOTO/ Tifozët e Rangers thirrje trajnerit Gerard: Fut Grezdën në formacion!

Duket se Eros Grezda e ka fituar simpatinë e tifozëve të Rangers me paraqitjen e tij të fundit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare në ndeshjen kundër Motherwell arriti që të shënonte dy herë dhe të asistonte një herë në atë fitore të thellë 7-1.

Ai arriti që të mbajë fjalën e dhënë kur deklaroi se do të tregonte vlerat e tij në mundësitë që do i jepeshin.

Ndërsa së fundmi në rrjetin social “Twitter” tifozët i kërkojnë trajnerit Steven Gerard që Eros Grezdën ta aktivizojë në formacionin titullar në ndeshjen e radhës të Rangers kundër Livingstonit.