VIDEO/ Basha paralajmëron protestën e radhës dhe ka një thirrje

Në një deklaratë për media nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se protestat e banorëve të Astirit do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen deri sa e drejta e tyre të fitojë.

Basha tha se në orën 5 të pasdites, qytetarët e Astirit do të jenë sërish në protestë dhe bashkë me ta do të jetë dhe vetë ai, e grupi parlamentar i PD-së.

‘Banorët e Astriti sot në orën 5 do të jenë në protestë. Unë do të jem bashkë me ata.

Do të ngrihemi me këta njerëz edhe sikur padrejtësia të kufizohet vetëm me këta.

Po mos prisni se atëherë do të jetë shumë vonë, kur padrejtësia t’ju vijë tek dera’, deklaroi kreu i PD-së në konferencën për mediat.