Trump: CIA nuk fajëson princit saudit për vrasjen e gazetarit

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se CIA nuk fajësoi princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman për urdhërimin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.

Zyrtarët u thanë medias amerikane se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit.

"Ata nuk përfunduan," tha Trump, kur u pyet për vlerësimin e CIA nga gazetarët në Mar-a-Lago në Florida.

"Ata nuk kanë dalë në një përfundim, kanë supozime në mënyra të caktuara, kam raportin, nuk kanë përfunduar, nuk e di nëse dikush do të jetë në gjendje ta përfundojë hetimin për princin e kurorës".

Më 17 nëntor, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u tha gazetarëve se Trump kishte besim në CIA pas bisedave me drejtorin Gina Haspel dhe sekretarin e shtetit Mike Pompeo lidhur me vrasjen Khashoggi.