FOTO/ Stuhia e pluhurit pushton Australinë

Një stuhi gjigante pluhuri ka mbuluar disa komunitete në Australinë juglindore, duke e kthyer qiellin në ngjyrë portokalli dhe duke ngritur shqetësime në lidhje me cilësinë e ajrit.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për shëndetin publik në Sydney të enjten pasi grumbulli i pluhurit prej 500 kilometrash filloi të arrinte në qytet.

Shumë rajone gjetkë në New South Wales (NSW) kanë pasur shikueshmëri të dobët, përcjell syri.net.

Autoritetet thanë se stuhia është nxitur nga erëra të forta që marrin pluhurin nga toka e thatë.

Situata është përkeqësuar nga një thatësirë që ka prekur të gjithë shtetin e NSW që nga gushti, sipas Insitutit të Meteoroligjisë Australiane.