Pas dështimit me Realin, Lopetegui refuzohet nga përfaqësuesja e madhe!

Julen Lopetegui nuk po shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.

Pas dështimit me Real Madridin, tashmë trajneri i njohur spanjoll ka marrë një “feedback” negativ.

Sipas “Sport Illustrated”, Lopetegui është refuzuar edhe nga përfaqësuesja e Amerikës, që po kërkon një trajner me emër për të zëvendësuar Dave Sarachan.

Emri i Lopeteguit ishte dërguar nëpërmjet një ndërmjetësi si alternativë, por që nuk është marrë fare në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit.

Trajneri i SHBA-ve, sipas të gjitha gjasave do të emërohet Gregg Berhalter.