Ky lojtar i Interit pritet të largohet gjatë merkatos së janarit

Gjatë merkatos së janarit Keita Balde Diao mund të largohet nga Interi.

Sulmuesi nga Senegali iu bashkua Nerazzurrëve gjatë verës së këtij viti në formë huazimi nga Monaco me opsionin e blerjes që është përfshirë në kontratë.

Çmimi i blerjes është rreth 30 milionë euro, mirëpo “Tuttomercatoweb” raporton se klubi italian nuk dëshiron ta shfrytëzojë këtë opsion.

Keita ka bërë 11 paraqitje deri më tani dhe ka shënua një gol, ndërsa mediat italiane thonë se ai mund të kthehet në Ligue 1.

Në ndërkohë, Ëolves kanë shprehur interesim për lojtarin dhe mund ta huazojnë atë për pesë milionë euro.