FOTO/ Real Madrid po transferon këtë lojtar nga Premier League

Toby Alderweireld mund të rikthehet në Spanjë. Mbrojtësi belg i Tottenhamit po pëlqehet nga kampionët në fuqi të Europës.

Real Madrid dëshiron që ta përforcoj mbrojtjen dhe gjatë merkatos së janarit ka planifikuar të bëjë një blerje të bujshme nga Premier League.

Klubi madrilen është vënë në lëvizje për të transferuar 29-vjeçarin, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor duket të jetë një alternativë e mirë, shkruan SYRI.net.

Fillimisht drejtues të Realit po përpiqen për të hyrë në negociata me lojtarin për ta transferuar në janar ose maksimumi të presin fundin e kontratës deri në qershorin të vitit 2019.

“Los Blancos” nuk do ta kenë aspak të lehtë të arrijnë të futbollisti pasi në garë për të është Barcelona dhe Manchester United.

Alderëeireld është pjesë e Spurs që nga viti 2015 ku u transferua nga Atletico Madrid për shumën e 11.5 milionë sterlinave.

Syri.net / Oldi Mele