PSG mallkon miqësoret, i dëmtohen dy super yjet e skuadrës

Mbrëmja e djeshme mund të thuhet se ka qenë një makth i vërtetë për PSG-në.

Kjo pasi dy super yjet e skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe, janë dëmtuar.

Neymar u detyruar të linte fushën e lojës kundër Kamerunit, pasi pësoi një tërheqje muskulare.

Ndërsa Mbappe duhet të zëvendësohej nga miqësorja e Francës me Uruguain në minutën e 36-të të lojës.

Sulmuesi kampion bote ka pësuar një dëmtim të frikshëm në shpatull pas ndërhyrjes së portierit uruguaian Campana.

Pasi futet në zonë, portieri i ndërhyn pastër duke i hequr topin me këmbë, por rënia e Mbappe ishte e keqe.

Ylli i PSG ka rënë në një pozicion shumë të keq në shpatull dhe nuk mund të vazhdonte më lojën.