Armand Duka pas fitores: I kam dhënë mbështetjen Panuccit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur pas fitores ndaj Uellsit.

Në një reagim për mediat, Duka tha se nuk ka diskutuar me Panuccin por nënvizoi se i ka dhënë mbështetjen e tij.

“Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës”,

Panucci? Jeni takuar?

Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim.