Pas humbjes ndaj Shqipërisë, Ryan Giggs befason të gjithë me këtë deklaratë

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka folur pas humbjes 1-0 përballë Shqipërisë.

Në një intervistë për “Supersport”, legjenda e Manchester United tha se Shqipëria e meritoi fitoren pasi ekipi i tij nuk luajti mirë.

Sa e rëndësishme kjo ndeshje ndaj Shqipërisë?

Është ndeshja e fundit deri në mars, është e fundit këtë vit për ne, dhe donim të fitonim. Ndaj Danimarkës luajtëm mirë, ndoshta merituam më shumë. Sot nuk luajtëm mirë, dhe morëm atë që meritonim. Nuk shënuam ato raste që patëm, dhe morëm humbjen që meritonim.

A keni besim te ky ekip, sepse keni thënë që lojtarët kanë karakter?

Kam besim te ekipi, lojtarë të mirë, vetëm se sot nuk kishin përqendrim. Por, është një grup i mirë. Ndonjëherë, fiton më shumë kur humb një ndeshje.