Ja sa para fiton Kosova nëse kualifikohet në gjysmëfinale e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ditën e sotme ka shansin e jashtëzakonshme për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kosova aktualisht kryeson grupin 3 të Ligës D, me 11 pikë, e ndjekur pikërisht nga Azerbajxhani me nëntë pikë.

Në rast se përfaqësuesja kosovare arrin të barazojë ose të fitojë atëherë do të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër dhe së bashku me të do të arkëtojë edhe 750 mijë euro.

Kosova ka mundësinë e artë për të shkruar historinë.