Ivanka Trump ka përdorur emailin personale për punët e Shtëpisë së Bardhë

Ivanka Trump ka përdorur një llogari personale emaili për të dërguar qindra mesazhe që diskutonin biznesin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar, konfirmojnë zyrtarët.

Një përmbledhje në email-at e saj zbuloi se ajo kishte përdorur adresën e saj private për të kontaktuar zyrtarët qeveritarë.

 Ivanka i dërgoi emailet para se ajo të informohej për rregullat, tha avokati i saj.

Në vitin 2016, babai i saj Donald Trump akuzoi Hillary Clinton pasi kishte kishte përdorur emrin e saj, dhe kjo përbënte rrezik për SHBA-në.

/Syri.net/