Skema e re e Koeman, lëvizja që i dha kualifikimin Holandës

Holanda “të bën me zemër”. Është kjo shprehja që mund të përdoret për raste të tilla kur skuadra e drejtuar nga Koeman barazon Gjermaninë për 6 minuta në fund të lojës.

Ai që shënoi golin e barazimit për “tulipanët” ishte mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili u gjend në zonë pas një krosimin dhe e dërgoi në rrjetë topin.

Por teksa të gjithë e quajtën si një rastësi  praninë e Van Dijk në zonë duket se nuk ka qenë ashtu.

Është britanikja “Daily Mail” që ka nxjerrë shënimet e dorës së trajnerit Koeman, i cili për minutat e fundit të lojës përdori një skemë 3-2-3-2.

Me Van Dijk që doli në majën e sulmit duket një lëvizje e planifikuar që doli me sukses nga vetë trajneri holandez.