Mbrojtësi i Azerbajxhanit: Kosova ka mbrojtje të fortë, ne kemi eksperiencën

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Qarabagut, Maksim Medvedev, tha që Kosova ka mbrojtje të fortë, por sipas tij, Azerbajxhani do të sulmojë nga fillimi, sepse nuk ka çfarë të humbë.

Kjo është ndeshja e fundit për ne dhe më e rëndësishmja. Kosova ka mbrojtje të mirë dhe natyrisht që përparësi është që kanë dy pikë më tepër. Megjithatë ne do të luajmë lojën tonë, dhe shpresoj që të shfrytëzojmë eksperiencën tonë dhe të luajmë pa stres”, deklaroi Medvedev.

Kosova do të luajë sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ndaj Azerbajxhanit, ku i duhet një barazim për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës D të Kombeve.