VIDEO/ Gjermania ‘toleron’, Holanda shijon kualifikimin dramatik në Ligën e Kombeve

Holanda ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Vetëm në minutën e 91’ “tulipanët” siguruan kualifikimin duke shënuar me anë të Virgil van Dijk.

Fillimisht ishte Gjermania që pjesën e parë shënoi dy gola me anë të Timo Werner (9’) dhe Leroy Sane (20’), shkruan SYRI.net.

Në fraksionin e dytë të lojës, Gjermania “lëshoi” terren duke i dhënë mundësi Holandës të sulmojë.

Në minutën e 85’ Holanda ngushtoi rezultatin me anë të Promes, para se Virgil van Dijk t’i jepte barazimin që do të thotë kualifikim për përfaqësuesen e tij.

Pas kësaj ndeshjes, Holanda kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kumbeve pasi grueson Grupin 1 duke në pas Francën me pikë të barabarta por me golavarazh më të dobët.

Gjermania pozicionohet në vendin e tretë me 4 pikë.