FOTO/ Basha kujton Sokol Olldashin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale ku shkruan se Sokol Olldashi ‘Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra’.

‘Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij.

Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.