Berisha: Xhafaj nisi ‘të kafshojë’, mënyra e largimit tipike mafioze

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi nisi ‘të kafshojë’ atje ku nuk duhet.

‘Xhafaj filloi ‘të kafshojë’ ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me ‘kafshim’ Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin.

Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg.

Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova’ – tha Berisha.