VIDEO/ Emocioni prek kulmin, komentatori shqiptar përlotet gjatë duelit dramatik

Futbolli është më shumë se një lojë.

Komentatori i njohur i “Supersportit” është në qendër të vëmendjes pasi ai sërish ka qarë gjatë duelit dramatik, Angli-Kroaci, shkruan SYRI.net.

Goli i Kanes në minutën e 85 dhe kualifikimi i Anglisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve i kanë dridhur zërin një ndër komentatorve aq të dashur për publikun shqiptar.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ylli Aga ‘shpërthen’ në lot pasi të gjithë i mbajë mend lotët në fund të supersfidës ndërmjet Lazios dhe Interit (e vlefshme për kualifikimin në Champions).