FOTO/ Formacionet zyrtare: Gjermani – Holandë

Gjermania dhe Holanda do të përballen në Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës A, Grupi 1.

Gjermania ka mbyllur llogarinë e saj në aventurën e Ligës së Kombeve, duke grumbulluar vetëm një pikë në tri ndeshje.

Holanda në krahun tjetër, luan me të gjitha forcat për të marrë të paktën një pikë e cila do t’i siguronte pozicionimin para Francës, me të cilët do të barazoheshin me pikë, por diferenca e golave do t’i favorizonte ‘tulipanët’.

Anglia dje mposhti Kroacinë, erdhi kjo mundësi e artë për Gjermaninë, që në rast të humbjes sot, ata do të kalonin në vazon e dytë.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Veltin Arena’. Ja formacionet zyrtare: