Dëmtohet blerja e bujshme e Interit, largohet nga kombëtarja

Sime Vrsaljko pritet të mungojë rreth 10 ditë si pasojë e një dëmtimi.

Anësori i djathtë i Interit është zëvendësuar pas 27 minutash lojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Kroacisë.

“Sime Vrsaljko është i dëmtuar. Ai ishte subjekt i analizave me një fotografim MRI në Institutin e Klinikës Humane në Rozzano”, kanë konfirmuar në ueb-faqen e Nerazzurri.

“Analizat tregojnë se ai ka zgjatje të bicepsit femoris në ijën e djathtë. Gjendja e kroatit do të vlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet gjatë reagimit zyrtar.

Lëndimi duket se do ta mban Vrsaljkon jashtë për rreth 10 ditë, kështu që ai mund ta humbasë ndeshjen kundër Frosinones.

Inter shpreson që ai të kthehet për ndeshjen në transfertë kundër Tottenhamit.