Arrestohet legjenda e futbollit, tentoi të përdhunojë vajzën në tren

Ish-mesfushori i Anglisë, Paul Gascoigne është akuzuar për sulmin seksual ndaj një gruaje që po udhëtonte me tren nga Yorku në Durham.

Policia britanike tha se 51-vjeçari është akuzuar për një sulm seksual dhe do të paraqitet në Gjykatën e 'Neëton Aycliffe' më 11 dhjetor.

Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Britanike, e cila tha se ish-mesfushori preku pa dëshirë femrën.

Paul Gascoigne pasi u largua nga Newcastle United në 1988, ai pati sukses në skuadrat Tottenham Hotspur, Lazio dhe Rangers.

Në të kaluarën, ai ka pasur probleme edhe me alkoolin.