Protoduari në SYRI.net: Po i jap Ramës 10 vjet qera e të dalë nga shtëpia e tij

Një nga protestuesit më aktivë të Unazës së re, Dorian Protoduari ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Protoduari është shprehur se ato banesa në Unazën e re do të mbrohen me gjak.

Banorët nuk tërhiqen nga protestat për dëmshpërblimin 100 për qind të pronave të tyre/.

Duke folur në studion e SYRI.net, Protoduari është shprehur se ‘premtimi për dëmshpërblimet apo qira 3 vjeçare është qesharak.

Unë nuk jam i pasur, por po ja paguaj Edi Ramës 10 vite qeranë dhe të dalë nga shtëpia e tij e të shkoj unë’.