Banorët padi Veliajt, Policia shoqëron dhjetëra protestues, midis tyre edhe minorenë

Banorët e Unazës s re, janë provokuar nga Policia sot, ndërsa ata kanë shembur rrethimin e një kantieri të firmës së po merret me rikonstruksionin e këtij aksi rrugor.

Mësohet se pas përplasjes me policinë, janë shoqëruar nga Policia, dhjetëra banorë. Mes të shoqëruarve, sipas banorëve, ka edhe minorenë. Mësohet se Policia i ka shpërndarë të shoqëruarit nëpër të gjitha komisariatet e Tiranës, me qëllim,  “copëzimi n” e protestuesve dhe të afërmëve të të shoqëruarve.

Nga ana tjetër mësohet se banorët kanë denoncuar në Prokurori, për “mashtrim dhe fyerje”, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo padi vjen, pas premtimit të pa mbajtur të Erion Veliajt, për legalizimin e banesave të tyre, si edhe pas fyerjes dhe etiketimit prej tij si “shpellarë”.