Do largohesh nëse Kosova nuk kualifikohet? Ja si përgjigjet trajneri Challandes

Ditën e martë në orën 20:45 Kosova do të presë Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në një sfidë direkte për vendin e parë në grup.

Trajneri Bernard Challandes është pyetur nga gazetarët nëse do të largohet nga Kosova nëse nuk e kalon grupin në Ligën e Kombeve.

 “Nuk mendoj të largohem nga Kosova, dua të bëjë punën time më të mirë”, tha fillimisht ai.

“Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo unë jam këtu dhe po e shijoj këtë moment. Shpresojmë të kualifikohemi dhe në fund të gjithë jemi të lumtur”, përfundoi Challandes.