Adelina Tahiri pranon ndërhyrjen estetike në fytyrë: Jam penduar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, duket se, pasi është bërë nënë për herë të parë, ka vendosur të zbulojë më shumë nga jeta e saj private.

Ajo është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan detaje të përditshmërisë së saj me ndjekësit e shumtë dhe publikon vazhdimisht fotografi dhe video “live” në Instagram.

Ajo herë pas herë është vënë në qendër të akuzave lidhur me operacionet plastike. Më në fund vetë këngëtarja duket se ka vendosur të reagojë, duke treguar se e vetmja ndërhyrje janë buzët dhe tanimë është penduar.

“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”,- shprehet këngëtarja.