UEFA përcakton arbitrat për duelin Kosovë – Azerbajxhan

Kosova do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Treshja franceze, Benoit Millot, Mehdi Rahmouni dhe Bertrand Jouannaud, do të vendosë drejtësi në duelin ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës është shumë pranë kualifikimit historik për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Ndeshja do të luhet ditën e martë në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.