Hazard: Ky është lojtari favorit për të fituar ‘Topin e Artë’

Eden Hazard ka zbuluar lojtarin favorit për të fituar ‘Topin e Arte”.

Sipas 27-vjeçarit çmimin e më të mirit për këtë vit nuk e meriton Luka Modric, Cristiano Ronaldo madje as Leo Messi.

“Ylli” belg mendon se Kylian Mbappe duhet ta fitojë çmimin më prestigjioz në rangun individual, shkruan SYRI.net.

“Edhe pse kisha një vit të mirë, duhet t'i mbaj këmbët në tokë: Nuk e meritoj “Topin e Artë””, tha fillimisht Hazard gjatë një interviste për “RTBF”.

"Ka pasur lojtarë që kanë qenë më të mirë se unë. Do të thosha Modric, por në mes gushtit dhe tetorit ai nuk ishte aq i mirë sa ai ishte para dhe gjatë Botërorit”, vijoi ai.

"Duke marrë parasysh këtë, unë zgjedh Kylian Mbappe pasi ai e meriton ta fitojë këtë çmim. Asnjëri nga treshja: Messi, Modric dhe Ronaldo nuk i afrohet francezit këtë vit", përfundoi deklaratën e tij të bujshme sulmuesi anësor i Chelseas.

Syri.net / Oldi Mele