Reperi ia publikoi fotografinë topless, Ronela Hajati i përgjigjet siç di ajo vetë

Paçka se Ronela Hajati pak ditë më parë u kthye në fiksimin e reperëve – pasi S4MM postoi foton e saj topless të shoqëruar me nënshkrimin “Ufff” dhe pafund zemra e lule për të, Ronela nuk kishte reaguar ende.

Megjithatë, në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, këngëtarja u shpreh kështu:

 “Nuk është se e njoh personalisht këtë djalin, por suksese. Nuk e diskutoj që është një shaka shumë hm dashamirëse,” u përgjigj Ronela.

Ronela foli edhe për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” duke e cilësuar këtë vit si të duhurin për t’u rikthyer. Ajo konkurron me këngën “Vuj”, një ndër më të preferuarat e momentit.