Arrestohet shefi i ‘Nissan’, ja mashtrimi i tij

Arrestohet shefi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të automjeteve, “Nissan”, Carlos Ghosn. Prangsoja e tij erdhi pasi një hetimi ku u zbulua se për disa vite me radhë ai kishte fshehur të dhënat financiare si dhe i kishte manipuluar ato para aksionerëve.

Ghosn është arrestuar pas një sërë hetimesh ku është gjetur se ai ka përdorur personalisht asetet e kompanisë. Bashkë me të u arrestua edhe një tjetër anëtar i bordit.

“Mitsubishi”, bashkë me “Nissan” dhe “Renault” përbëjnë aleancën më të madhe globale të makinave. Këto tre kompani kanë rreth 470 mijë të punësuar në rreth 200 vende të botës.

Kompania ka kërkuar ndjesë para aksionerëve dhe menjëherë policia e ka arrestuar 64-vjeçarin në Tokio.