Largohen nga Kombëtarja 3 lojtarë, rikthehen Hysaj dhe Basha

Kombëtarja e Shqipërisë është duke kaluar një moment jo të mirë dhe po kërkon të kalojë këtë situatë.

Këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri Christian Panucci në konferencën për shtyp, teksa kërkoi nga një “ulërimë” nga lojtarët për sfidën e nesërme me Uellsin.

Veç krizës psikologjike të shkaktuar nga rezultatet negative, Kombëtarja do të vuajë edhe 3 mungesa, për shkak të dëmtimit.

Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku kanë lënë grumbullimin dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme.

Dëmtimet kanë detyruar këta 3 futbollistë që të rikthehen të klubet e tyre për të vijuar fazën e rikuperimit.

Kujtojmë që në dispozicion të trajnerit do të rikthehen Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, të cilët ishin të pezulluar me kartonë ndaj Skocisë.