Ndryshime te Uellsi/ Ikën mbrojtësi i Chelseat, vjen sulmuesi i Manchester Cityt

Në prag të takimit miqësor Shqipëri-Uells që luhet të martën në stadiumin “Elbasan Arena”, në kampin kundërshtar ka disa lëvizje.

Si fillim ishte Gareth Bale ai që vendosi përfundimisht se do të vinte në Shqipëri për këtë takim.

Ndërkohë, në skuadrën uellsiane ka edhe lëvizje të tjera duke qenë se mbrojtësi 18-vjeçar i Chelseat, Etan Ampadu, është larguar nga grumbullimi me skuadrën kombëtare.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Federata Uellsiane e Futbollit që njofton se mbrojtësi është bashkuar me klubin e tij.

Sakaq, afrimi i ri në Kombëtare është talenti i Manchester Cityt, Rabi Matondo.

Sulmuesi 18-vjeçar që ka qenë disa herë pjesë e ekipit të parë të “qytetarëve”, do të jetë në “Elbasan Arena” me ekipin e tij kombëtar.

Ai shihet si një nga talentët më premtues, duke qenë se shënon rregullisht me skuadrën e tij.